“Shqipëria do të digjej”, Uzuni jep intervistë për FIFA-n para kualifikuesve të Botërorit: E vështirë t’i heqësh topin Silvinjos, Zabaleta na ndërhyn rëndë në stërvitje

shqiperia do te digjej uzuni jep interviste per fifa n para kualifikuesve te boterorit e veshtire ti heqesh topin silvinjos zabaleta na nderhyn rende ne stervitje

Myrto Uzuni ka qenë protagonist i një interviste speciale të dhënë për faqen e FIFA-s, duke folur për Shqipërinë dhe shanset e saj në kualifikueset e Kupës së Botës. Sulmuesi ka treguar se si po përjetohet kjo fushatë kualifikuese në vendin tonë, duke u ndalur sidomos te fakti se ndeshja e shtatorit kundër Letonisë ishte një finale e mirëfilltë.

shqiperia do te digjej uzuni jep interviste per fifa n para kualifikuesve te boterorit e veshtire ti heqesh topin silvinjos zabaleta na nderhyn rende ne stervitje

Cilat janë mendimet tuaja në përgjithësi për fushatën kualifikuese të Shqipërisë në Kupën e Botës deri tani?
Jemi në vendin e dytë në grup, por Serbia ka dy ndeshje më pak. Çdo ndeshje tani është si një finale. Duhet të japësh maksimumin. Nga ky shtator, tetor dhe nëntor, çdo ndeshje është një finale, por më e rëndësishmja është ndeshja e shtatorit.

Ju e nisët në ndeshjen e parë kualifikuese kundër Anglisë, një humbje e luftuar 2-0. Pavarësisht humbjes, a ju dha ajo paraqitje besim të gjithëve?
Mendoj se bëmë një paraqitje të madhe, sepse është e vështirë kur luan kundër një skuadre që është gjithmonë duke sulmuar dhe ka lojtarë me cilësi të lartë si Fil Foden, Xhud Bellingem dhe Herri Kejn. Por mendoj se Shqipëria po përmirësohet shumë. Ne kemi lojtarë të mrekullueshëm dhe një staf të mrekullueshëm, kështu që mendoj se mund të rivalizojmë çdo skuadër. Dhe ky besim vjen nga ndeshja e Anglisë. Nëse mund ta sfidosh Anglinë, mund ta sfidosh çdo skuadër.

Edhe pse nuk ishe pjesë e skuadrës, sa shumë shtysë dha të shihje Shqipërinë të përballej me ekipe të mëdha si Italia, Kroacia dhe Spanja në EURO 2024?
Për mua të isha jashtë dhe të shikoja ndeshjet ishte e pabesueshme. Të shihja Shqipërinë në atë nivel, duke luajtur kundër Spanjës, Italisë dhe duke konkurruar me të vërtetë mirë ishte fantastike.

Ti shënove në fitoren kundër Andorrës. Si ndihesh kur shënon për vendin tënd në një kualifikuese?
Kisha luajtur 90 minuta në Angli dhe patëm vetëm dy ditë pushim. Vrapova rreth 13 kilometra atë ndeshje dhe pastaj fluturova përsëri për në shtëpi, kështu që ishte një ndeshje e lodhshme. Trajneri më futi në lojë për pjesën e dytë kundër Andorrës dhe shënova. Ai moment ishte shumë i lumtur, sepse luan për vendin tënd dhe luan për familjen tënde.

Cilat janë mendimet e tua për ndeshjen e ardhshme kundër Letonisë?
Kemi një miqësore në Gjibraltar para se të luajmë me Letoninë, kështu që do të përgatitemi për ndeshjen e Letonisë në Gjibraltar. Kundër Letonisë, sigurisht, duhet të fitojmë. Jemi jashtë nëse nuk e fitojmë atë ndeshje. Kjo është gjithçka. Presioni ekziston, por ky presion në futboll është i mirë. Pra për ne, janë vetëm tre pikët, asgjë tjetër.

Cilat është çelësi i kualifikimit të Shqipërisë?
Në futboll, nuk i dihet kurrë. Merr një karton të kuq dhe mund ta shkatërrojë ekipin, kështu që nëse bëjmë një gabim kundër Letonisë dhe barazojmë 1-1, do ishte fundi për ne, vetëm nga ai gabim. Nuk mund të bëjmë më gabime që tani e tutje. Duhet të fitojmë çdo ndeshje për të shkuar në Kupën e Botës. Nëse nuk fitojmë në shtator, jemi jashtë Kupës së Botës.

Shqipëria është kualifikuar për dy Europianë, por nuk ka arritur ende në një Kupë Bote. Ndaj çfarë do të nënkuptonte të kualifikoheshe?
Për mua, si të gjithë njerëzit e tjerë, kjo është një ëndërr. Të luaja në Kupën e Botës me Shqipërinë është ëndrra ime. Do të isha shumë krenar dhe do të ishte momenti më i lartë i karrierës sime.

Si do të ishte në Shqipëri nëse do të ndodhte?
Vendi do të digjej (qesh)… Është e mrekullueshme, tifozët, njerëzit, ata jetojnë për vendin. Shihni njerëz shqiptarë që jetojnë në Greqi ose kudo dhe të gjithë kanë një flamur në shtëpinë e tyre sepse e ndiejnë kaq shumë. Jemi shumë të lidhur me vendin.

uzuni

Çfarë ndikimi ka pasur Silvinjo në këtë ekip?
Silvinjo erdhi dhe ka krijuar një grup të mrekullueshëm. Silvinjo ka luajtur kudo dhe ka shumë cilësi. Ai stërvitet me ne dhe nuk mund t’ia marrësh topin! Ai dhe  Pablo Zabaleta po bëjnë një punë të shkëlqyer. Mendoj se janë trajnerë të shkëlqyer, me të vërtetë. Pablo është agresiv gjatë gjithë kohës. Ne luajmë një rondo dhe Pablo do të bëjë një ndërhyrje agresive ndaj nesh, duke treguar urinë argjentinase. Është e mrekullueshme të punosh me ta.

Je një admirues i madh i Kristiano Ronaldos, kështu që a mund ta imagjinosh veten duke luajtur në një ndeshje të Kupës së Botës kundër tij?
Për mua, gjëja më e rëndësishme është që të shkoj me Shqipërinë në një Kupë Bote. Dhe nëse e gjej Ronaldon në grupin tim, kjo do të ishte e mrekullueshme. Do të ishte një tjetër ëndërr. Por siç thashë, për mua, më e rëndësishmja është që vendi të jetë i lumtur.

Çfarë ndodh kur je në fushë dhe dëgjon himnin kombëtar të Shqipërisë?
Drithërima. E ndjen menjëherë në atë moment. I gjithë stadiumi këndon në atë moment. Kjo është ajo që shoh këtu në SHBA. Ata janë gjithashtu krenarë për vendin e tyre. Këtu njerëzit janë shumë të lidhur me vendin dhe më pëlqen sepse është e njëjta gjë në Shqipëri.

Si po të shkon te Austin FC?
Ndihem më mirë sepse ekipi po përmirësohet. Kur merr rezultatet, gjithçka është më mirë, kështu që mendoj se duhet të vazhdojmë të punojmë në atë mënyrë për të arritur objektivat tonë.

Çfarë mendimi keni për nivelin e MLS?
Sigurisht, kur luan në një ligë si në Spanjë, cilësia është më e lartë sepse ka ekipe që luajnë në Ligën e Kampionëve dhe ka lojtarë me cilësi të lartë. Por këtu në MLS ka cilësi gjithashtu. Tani e shihni që të gjithë po vijnë në MLS dhe po përmirësohet shumë.

A ju befasoi entuziazmi për sportin këtu në SHBA?
Jo në të vërtetë. E shoh këtu te Austin FC sepse kur jemi në shtëpi, tifozët janë të mrekullueshëm. Ata nuk ndalen së kënduari gjatë gjithë kohës, kështu që ky është një motivim shtesë për ne, për të pasur mbështetje nga minuta e parë deri te e ajo e 90.

A ju pyesin shokët e ekipit te Shqipëria se si është të luash në SHBA, veçanërisht me Kupën e Botës që vjen këtu vitin tjetër?
Po, ne e kemi bërë këtë bisedë. Herën e fundit që isha në Shqipëri me ekipin kombëtar, më pyetnin për fushat stërvitore, mjediset dhe gjithçka. Unë shpjegova se gjithçka është perfekte dhe se njerëzit atje e duan futbollin.

PANORAMASPORT.AL

The post “Shqipëria do të digjej”, Uzuni jep intervistë për FIFA-n para kualifikuesve të Botërorit: E vështirë t’i heqësh topin Silvinjos, Zabaleta na ndërhyn rëndë në stërvitje appeared first on Gazeta Shqiptare Online.

dsaadmin

Learn More →