Shqipëria është në kërkim të mrekullisë, një 3 pikësh ndaj Spanjës, do i dhuronte kuqezinjve kualifikimin. Trajneri i njohur, Mirel Josa dha opinionin e tij, para sfidës së Euro 2024.
“Ndryshimet në formacion do të bëhen në bazë të rezultatit. Nuk ka asnjë problem që do jetë Balliu e jo Hysaj. Hoxha e fillon lojën si i ndrojtur, ndërsa po u aktivizua më vonë, i jep entuziazëm lojës.
Dje mendoja se Broja mund të luante. Mirë që po i jepet shansi Balliut, do të shikojmë sesi do justifikojë. Formacioni bazë është në rregull. Impenjimi do të 1 milion%. Ne kemi thënë që mesfusha nuk do ndryshojë.
Spanja me formacion të frikshëm. Mund ta kem pak te koordinimi që mund të kenë me njërin-tjetrin– tha ai.
[embedded content]
(J.S/BalkanWeb)
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co