Mike Maignan shqetësoi stafin e Milanit në fundjavë, për një dhimbje në kofshë pas një pritje në fund të takimit ndaj Hellas Veronës. Gjithsesi, sipas asaj që shkruajnë mediat italiane, pas testeve mjekësore është mësuar se nuk kemi të bëjmë me asgjë serioze.
Portieri Maignan ka luajtur 26 ndeshje në këtë sezon për skuadrën kuqezi, duke qenë një faktor kyç në rezultatet e skuadrës. Kujtojmë që francezi u transferua në Milano në vitin 2020, nga skuadra e Lille.
Milan synon që deri në fund të edicionit të mos rrezikojë kualifikimin në Champions, me ekipin që renditet në vendin e dytë me 62 pikë. Takimi i radhës është ndaj Fiorentinës, në Firenze.
(J.S/BalkanWeb)
Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co