Duke analizuar largimin e të rinjve nga Shqipëria, politikani Dashamir Shehi rendit disa faktorë kryesor në studion e “Open” në News 24, duke theksuar se ai ekonomik mbetet parësori.
“Brenda faktorëve, është siguria. Gjithkush do t’i kthehet gruaja e sigurt. Siguria ka rënë në Shqipëri. E dyta, është arsimimi. Shkolla shqiptare po shkon gjithnjë e më poshtë. Familja shqiptare çon fëmijët jashtë për t’i arsimuar. Shërbimi shëndetësor, gjëja e parë që thotë nuk e kam të sigurt këtu dhe merr fëmijët në krah dhe ikën në Gjermani. Pastaj, vjen padrejtësia shoqërore.
Në një vend që nuk ta çmojnë punën. Je një inxhinier i mirë dhe ke 20 vjet në atë sektor, partia të sjell një drejtoreshë 25-vjeçe dhe sigurisht ndihesh i ofenduar. Influenca politike në administratë, mungesa e karrierës sigurisht edhe karriera. Të gjithë këto faktorë, shumëzohen me një koificent që është ekonomia.
[embedded content]
Në qoftë se ekonomia është e lartë u jep një lloj pozitiviteti të gjithë këtyre faktorëve. Ekonomia jo vetëm që luan rolin kryesor, por është edhe elementi me të cilën ti mund të ndërhysh më shpejt. Arsimin edhe po të duash ta ngresh, duhet një dekadë. Edhe shëndetësia kërkon një dekadë. Këto faktorët që janë brenda lëvizin më ngadalë se faktorët ekonomikë. Rritja e rrogave, rritja e pensioneve, rritja ekonomike do mirëmenduar. Unë e mbështes rritjen e rrogave. Nëse diferenca bëhet gjithnjë e më e vogël, atëherë nuk do të lëvizë më nga Shqipëria dhe të bie pasioni për t’u larguar”, tha ai.
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co