Presidenti i Republikës Bajram Begaj ka zhvilluar një bisedë telefonike me Ministrin e Brendshëm Taulant Balla pas shpërthimit të fuqishëm që ndodhi sot në Lushnjë.
Begaj ka shprehur ngushëllimet familjes Hoxha për humbjen tragjike të dy familjarëve të tyre të dashur.
Po ashtu Kreu i Shtetit ka uruar shërim të shpejtë për të plagosurit e tjerë, mes tyre edhe deputeti socialist, Bujar Çela.
Njoftimi i Presidencës:
Presidenti i Republikës, Sh.T.Z Bajram Begaj zhvilloi një bisedë telefonike me Ministrin e Brendshëm z. Taulant Balla për t’u interesuar mbi ngjarjen fatkeqe, që ndodhi në Lushnjë, pasditën e sotme.
Presidenti i shpreh ngushëllimet familjes Hoxha për humbjen tragjike të dy familjarëve të tyre të dashur.
Presidenti i Republikës I uron shërim të shpejtë të plagosurve dhe deputetit Bujar Çela.
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co