Shpërthimi në Lushnjë me dy të vdekur, reagon kreu i grupit të PD, Bardhi: Ngushëllime për familjen Hoxha! Shërim të shpejtë deputetit Çela

shperthimi ne lushnje me dy te vdekur reagon kreu i grupit te pd bardhi ngushellime per familjen hoxha sherim te shpejte deputetit cela
shperthimi ne lushnje me dy te vdekur reagon kreu i grupit te pd bardhi ngushellime per familjen hoxha sherim te shpejte deputetit cela

Kreu i grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi reagoi pas shpërthimit në Lushnjë që la pas dy të vdekur dhe shtatë të plagosur përfshirë deputetin e Partisë Socialiste, Bujar Çela.

“Në emër të grupit parlamentar të PD shpreh ngushëllimet e mija më të sinqerta për familjen Hoxha për humbjen e familjarëve të tyre të dashur në ngjarjen e rëndë të ndodhur sot në Lushnje.

Të gjithë jemi me ju dhe familjen tuaj në këto momente të vështira. Uroj shërim të shpejtë për kolegun deputet Bujar Çela dhe të gjithë qytetarët e plagosur nga kjo ngjarje shumë e rëndë”, shkruan Bardhi.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

dsaadmin

Learn More →