
Një tjetër shpërthim ka ndodhur mbrëmë në komunën e Zubin Potokut. Lajmin e ka konfirmuar zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës për rajonin e veriut, Veton Elshani. Elshani ka bërë të ditur se rasti ka ndodhur rreth orës 23:30.
“Në Zubin Potok është raportuar një shpërthim nga i cili dyshohet se ka shkaktuar edhe një zjarr në një ndërtesë të pabanuar e të papërfunduar”, tha ai.
Elshani më tej ka shtuar se ende nuk dihet se çfarë ka çuar deri te shpërthimi.
“Nuk ka të lënduar, ndërsa policia dhe zjarrfikësit janë në vendin e ngjarjes. Ende nuk dihet se nga çka është shkaktuar shpërthimi, por njësitet policore adekuate janë në vendin e ngjarjes”, u shpreh Elshani.
Kujtojmë se edhe javë më parë një granatë dore ishte hedhur në oborrin e një shtëpie në Zubin Potok.
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co