Një ndërtesë dykatëshe u shemb mëngjesin e së dielës në Saviano (Napoli), ndërsa pjesëtarët e familjes mbetën nën rrënoja.
Ndërtesa u shemb si pasojë e shpërthimit të gazit, njoftuan autoritetet.
Nga të dhënat e para mësohet se vajza 4-vjeçare e familjes ka ndërruar jetë, ndërsa babai dhe vëellai i saj dy vjeç, u nxorën nga rrënojat.
Nën rrënoja ka mbetur nëna e fëmijëve, djali 6-vjeçar dhe gjyshja e fëmijëve, të cilët ndodheshin në katin e dytë të ndërtesës kur ajo u shemb.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co