
Një zjarr i madh u regjistrua në një depo municioni në Çad, duke shkaktuar shpërthime të mëdha.
Sipas mediave të huaja, ministri i Jashtëm, Koulamallah Abderaman tha se zjarri ka ndodhur në një depo ushtarake në zonën Goudji të kryeqytetit, N’Djamena. Presidenti Mahamat Idriss Deby dërgoi ngushëllimet e tij për viktimat dhe familjet e tyre, pa specifikuar numrin e personave që kanë humbur jetën.
Ndërkohë, një zyrtar tha se pati shpërthime të municioneve të të gjitha kalibrave. Një banor i tha agjencisë së lajmeve Reuters se pa tre të plagosur në rrugë, ndërsa një tjetër tha se fqinji i tij u vra.
(BalkanWeb)
Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co