Shpenzoi 120 mln euro gjatë jetës, hidrauliku më i pasur: Nuk doja të isha njeriu më i pasur në varreza

shpenzoi 120 mln euro gjate jetes hidrauliku me i pasur nuk doja te isha njeriu me i pasur ne varreza
shpenzoi 120 mln euro gjate jetes hidrauliku me i pasur nuk doja te isha njeriu me i pasur ne varreza

Charlie Mullins është një 71 vjeçar britanik. Por tashmë të gjithë e njohin si hidrauliku më i pasur në Britani. Në moshën 71-vjeçare, ai shiti Pimlico Plumber për 140 milionë euro, kompaninë që themeloi gati 5 dekada më parë nga hiçi.

“Mendoj se kam shpenzuar rreth 100 milionë paund (rreth 120 milionë euro) gjatë jetës time, këtë e them pa asnjë problem. Jam i lumtur që e bëra, nuk do të doja kurrë të bëhesha njeriu më i pasur në varreza. Njerëzit thonë se nuk mund të shpenzosh kaq shumë para, por unë e bëra. Kam bërë investime por kryesisht kam bërë një jetë të mirë”, thotë ai për The Sun.

Por si filloi Mullins?

Pasi la shkollën në moshën 15-vjeçare, mentori i tij Bill i mësoi atij gjithçka, nga tregtia deri te respektimi i klientëve:

“Mbaj mend një punë në veçanti, një tub kishte plasur në një shtëpi luksoze në Hampstead ose Primrose Hill, unë dhe Billi e riparuam rrjedhjen në një kohë të shkurtër. Ajo nuk ishte ndonjë gjë e madhe, por njerëzit atje e trajtuan Billin si idhull sepse ai u paraqit në mënyrën e duhur. Ata i dhanë këshilla, darkë dhe i thanë, ‘Oh, ne jemi shumë mirënjohës që erdhët”, tregon Mullins.

Dhe në këtë rast ai mori dhe mësimin e parë të vlefshëm nga mentori i tij.

“Mbaj mend që atë ditë Billi më tha ai do të fitonte më shumë para duke rregulluar atë tub të vjetër sesa fitonte babai im në një javë në fabrikë. Ai nuk po e thoshte këtë për të nënçmuar familjen time, por thjesht për të shpjeguar se si funksionon. Unë mund të fitoja 10 paund në javë në fabrikë ose të bëja të njëjtën gjë me vetëm një punë”, vijon Mullins.

Vetëm 25 vjeç, Mullins themeloi Pimlico Plumbers: “Unë gjithmonë them se suksesi ynë nuk erdhi nga bërja e diçkaje të komplikuar, nuk ishte se në Pimlico Plumbers ishim aq të mirë, por që të gjithë të tjerët ishin kaq të paaftë (…) Industria hidraulike kishte një reputacion të tmerrshëm dhe unë vendosa ta ndryshoj atë”, tregon ai.

Me kalimin e viteve, Mullins kishte marrë oferta të shumta për të shitur 90% të aksioneve të tij në Pimlico Plumbers, por vetëm pas pandemisë ai e ndjeu se më në fund ishte koha e duhur për të shitur.

“Nuk doja të largohesha nga Pimlico në një arkivol dhe kuptova se marrja e një shume të majme parash për një kompani që e kisha nisur nga hiçi ishte akti përfundimtar”.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

dsaadmin

Learn More →