Safet Bajri, një nga emrat e njohur të botë së krimit është shoqëruar nga policia, por më pas është lënë i lirë.
Mësohet se ai është ndaluar në Lezhë, ku më pas i është kaluar drejtorisë së Policisë së Shkodrës. Aty, pasi është marrë në pyetje është lënë i lirë.
Në Policinë e Shkodrës është pyetur lidhur me ngjarjen e regjistruar pak ditë më parë në Vaun e Dejës ku u bë një atentat ndaj një mjeti të blinduar.
Safet Bajri ai ka qenë duke lëvizur me një mjet të tipit S Class ne momentin kur eshte ndaluar nga policia.
KUSH ESHTE SAFET BAJRI
Safet Bajri, i njohur si anëtar i bandës së Shkodrës u lirua me kusht nga burgu i Fierit më mars 2023, ku ai po vuante dënimin që i ishte caktuar nga gjykata belge.
Gjykata e Belgjikës e kishte dënuar Bajrin me 9 vite burg në total për trafik droge dhe prostitucion. Bajri u vu në pranga në vitin 2018, jo vetëm në lidhje me dënimin e tij në Belgjikë, por u akuzua dhe për shantazh, trafik droge dhe gjobvënie, aktivitete këto të kryera në Shqipëri.
Në kohën kur u arrestua Bajri zyrtarisht u tha se: Oficerë të Policisë së Shtetit, në bashkëpunim me oficerë të kontaktit të vendeve të përfshira në operacion, kanë kryer veprime në terren për evidentimin, lokalizimin dhe ndalimin e shtetasve anëtarë të grupit, që vepronin jashtë Shqipërisë, e kryesisht në Holandë. Akuzat ndaj anëtarëve të këtij grupi kriminal janë:
“Vrasje me dashje e mbetur në tentativë”, në bashkëpunim, “Vrasje me dashje”, e kryer në bashkëpunim, “Prodhim dhe mbajtje pa leje të armëve dhe municioneve luftarake”, “Organizim i lotarive të palejuara”, “Pastrim i produkteve të veprës penale” të kryer në bashkëpunim, “Shtrëngim me anë të kanosjes ose dhunës për dhënie të pasurisë”, kryer në bashkëpunim, “Përkrahje e autorit të krimit”, ‘Moskallëzim krimi”, “Prodhim e shitje e lëndëve narkotike”, vepra penale këto të kryer në kuadër të grupit të strukturuar kriminal.
NDIQE LIVE “PANORAMA TV” © Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.co