“Shokët e futbollit nuk do të harrojnë kurrë”! Martini i vogël ndërroi jetë, reagon edhe Armand Duka: Nuk do të doja ta ndaja këtë mesazh…

shoket e futbollit nuk do te harrojne kurre martini i vogel nderroi jete reagon edhe armand duka nuk do te doja ta ndaja kete mesazh
shoket e futbollit nuk do te harrojne kurre martini i vogel nderroi jete reagon edhe armand duka nuk do te doja ta ndaja kete mesazh

Një ngjarje e rëndë dhe shumë e tmerrshme ishte ajo që ndodhi me Martin Canin, futbollistin e U-15 te Dinamo. Djaloshi 14-vjeçar, për fatin e keq, ka ndërruar jetë në ngjarjen që tashmë është kthyer në fjalën e parë në Shqipëri. Mbi gjithçka ndodhi reagoi edhe presidenti i FSHF, Armand Duka.

“Miqtë e mi!

Nuk do doja e nuk do dëshiroja kurrë më që të ndaja me ju mesazhe të tilla!

Aq më teper sot, për humbjen e tmerrshme të Martinit 14-vjeçar, i cili prej vitesh kishte zgjedhur si shumë shokë të tij të ndiqte pasionin për futbollin. Fatkeqësisht kjo ëndërr iu ndërpre padrejtesisht në mes.

Sinqerisht dhe tejet i tronditur, nuk gjej fjalë në këto momente për të ngushëlluar familjen dhe prindërit e djaloshit të vogël, futbollistit të ekipit U-15 të Dinamo City, Martin Cani!

Në emrin tim personal, të familjes time, si dhe në emër të komunitetit tonë të madh të futbollit, thellësisht i trishtuar nga ç’ka ndodhi e ç’ka mësuam, do të doja t’i qëndronim sadopak afër dhimbjes së madhe të prindërve, duke u përcjellë ngushëllimet tona!

Zoti i dhëntë sa më shumë forcë për ta përballuar këtë këputje shpirti!

Një kampion i vogël tashmë do ta ndjekë nga lart pasionin e tij, ekipin e tij dhe shokët e tij!

Ndërkohë ne si komunitet futbolli, si shoqëri, e si prindër na shtyn akoma më shumë obligimi dhe angazhimi maksimal për të qëndruar e punuar sa më shumë me fëmijët e dashur në pasionet dhe ëndrrat e tyre.

Pusho i qetë Martin!

Shokët dhe futbolli nuk do të të harrojnë kurrë”, shkruan Duka. /Sport Ekspres/

Burimi informacionit @Gazeta Sport Ekspres: Lexo me shume ne : Gazeta Sport News gazeta sport news

dsaadmin

Learn More →