
Një aksident automobilistik ka ndodhur këtë pasdite në qytezën e Shijakut.
Shtetasi me inicialet E.Sh ka humbur kontrollin mbi makinën dhe ka përfunduar në lumë. E.Sh ndodhet nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën. Në lidhje me rastin, hetimet vazhdojnë.
Njoftimi i policisë:
Shijak/Informacion paraprak
Rreth orës 17:50, në lagjen “Prizëreni” Shijak, shtetasi E. Sh, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe si pasojë automjeti ka dalë nga rruga dhe ka rënë në lumë.
Shtetasi E. Sh, ndodhet nën kujdesin e mjekëve jashtë rrezikut për jetën.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.
(BalkanWeb)
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co