Shkrumbohet dyqani në katin e parë të një pallati në Gjirokastër, zjarrfikësit shuajnë zjarrin

shkrumbohet dyqani ne katin e pare te nje pallati ne gjirokaster zjarrfikesit shuajne zjarrin

Një mjedis i përshtatur si njësi tregtimi në katin e parë të një pallati në Gjirokastër ka marrë flakë duke rrezikuar të përhapet në apartamentet e tjera të banimit. Ngjarja është regjistruar rreth orës 02:00 duke u gdhirë dita e sotme, në zonën e lagjes “11 Janari”.

Fillimisht zjarri u shfaq në katin e parë të pallatit në një banesë të përshtatur për dyqan, duke përfshirë orenditë shtëpiake. Tymi dhe flaka shkaktuan panik te banorët e pallatit që kërkuan ndihmën e zjarrfikësve. Efektivët zjarrfikës së bashku me një automjet ndërhynë për lokalizimin dhe shuarjen e zjarrit, duke bërë të mundur evitimin e përhapjes së flakëve të zjarrit në pjesën tjetër të pallatit.

Dyshohet që shkak i zjarrit të ketë qenë një shkëndijë elektrike në mjediset që përdorej si njësi tregtimi.

  • foto galeri
  • foto galeri

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

dsaadmin

Learn More →