
Disa shkolla të mesme në Danimarkë kanë bllokuar disa faqe interneti për nxënësit, me shpresën se do të fokusohen më shumë në shkollë.
Uebsajtet e bllokuara përfshijnë rrjetet sociale, faqet e blerjeve, ato që transmetojnë lojëra dhe video-lojërat.
Megjithatë, kritikët theksojnë se nxënësit do të gjejnë mënyrë për t’i kapërcyer këto bllokime. Disa shkolla u përpoqën ta zbatonin këtë sistem në të kaluarën, por nuk ia dolën plotësisht, sepse vetë nxënësit e pranuan se arritën prapëseprapë të hynin në këto faqe, raporton “Mirror”.
Rekomandimet për këto lëvizje erdhën drejtpërdrejt nga Ministria Daneze për Fëmijët dhe Arsimin dhe bazohen në projektin e shkollës së mesme “Niels Brock” në Kopenhagë, ku rrjetet sociale janë bllokuar për më shumë se një vit.
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co