
Protesta të dhunshme kanë shpërthyer në Meksikë pas vrasjes së një vajze 8-vjeçare. Trupi i Camila Gómez u gjet në një rrugë pranë qytetit të Taxco të enjten, ngjarje që shkaktoi protesta.
Trumat raportohet se kanë dhunuar brutalisht një grua e cila dyshohet si autore e vrasjes së Camilas dhe sulmuan dy burra, që akuzohen si të përfshirë.
Media e huaja raportojnë se Camila u zhduk të mërkurën pasi hyri në shtëpinë e një fqinji për të përdorur pishinën e tyre. Ndonëse nëna e saj shkoi në polici disa orë më vonë pasi mori mesazhe telefonike ku i kërkonin një shpërblim për ta liruar dhe i tregoi policisë pamjet nga kamerat e sigurisë së fqinjit të saj, efektivët i injoruan lutjet e saj për të vepruar.
Trupi i Camilas u gjet në një rrugë të enjten. Autoritetet lokale më vonë konfirmuan se po hetonin një grua dhe dy burra për vrasje të rëndë.
(BalkanWeb)
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co