Shkëlqeu me Dinamon në Europë, futbollisti merr ftesë për kualifikueset e Botërorit në shtator

shkelqeu me dinamon ne europe futbollisti merr ftese per kualifikueset e boterorit ne shtator

Shkëlqimi me Dinamon në këtë edicion në Ligën e Konferencës ka sjellë vëmendjen mbi Baton Zabërgjën. Sulmuesi kosovar, ka qenë një nga protagonistët e ecurisë mbresëlënëse të bluve që arritën play-off të turneut. Falë këtyre paraqitjeve, erdhi edhe firma e tij për Metalist 1925 në Ukrainë.

Por jo vetëm kaq, pasi tashmë futbollisti kosovar do të jetë pjesë fikse e përfaqësueses së vendit të tij. Ka qenë pikërisht klubi ukrainas ai që ka bërë të ditur se futbollisti i cili sapo i ishte bashkuar nga radhët e Dinamos, është ftuar për dy ndeshjet e shtatorit nga trajneri i Kosovës, Franko Foda.

batonzabergja

Kosova përballet në kualifikueset Botërorit me Zvicrën më 5 shtator dhe më Suedinë më 8 shtator. Zabërgja debutoi me përfaqësuesen e Kosovës në një miqësore ndaj Armenisë në muajin qershor, ndërsa tani pritet që të tregojë sa vlen edhe në ndeshje zyrtare me të.

PANORAMASPORT.AL

The post Shkëlqeu me Dinamon në Europë, futbollisti merr ftesë për kualifikueset e Botërorit në shtator appeared first on Gazeta Shqiptare Online.

dsaadmin

Learn More →