
Policia Rrugore e Tiranës ka bërë bilancin e javës që po lëmë pas. Mësohet se janë arrestuar në flagrancë dhe proceduar në gjendje të lirë 11 persona, për shkelje të ndryshme në fushën e qarkullimit rrugor, si drejtim mjeti në efektin e alkoolit, pa leje drejtimi, etj.
“Gjatë javës që lamë pas janë arrestuar në flagrancë dhe proceduar në gjendje të lirë 11 persona, për shkelje të ndryshme në fushën e qarkullimit rrugor, si drejtim mjeti në efektin e alkoolit, pa leje drejtimi, etj.
📄Janë vendorur 9306 masa administrative, disa prej tyre:
– Xhama të zinj: 154 masa
– Shpejtësi mbi normat e lejuara: 513 masa
– Parakalime të gabuara: 284 masa
– Përdorim i celularit gjatë drejtimit të mjetit: 389 masa
– Mos vendosje e rripit të sigurimit: 411 masa
– Mos vendosje e kaskës mbrojtëse: 168 masa
– Mosdhënie përparësie këmbësorëve: 570 masa
– Mosrespektim i tabelës “Stop”: 31 masa
– Sjellja e këmbësorve në rrugë: 44 masa
– Qëndrim i gabuar: 5,854 masa
– Të ndryshme: 888 masa
🚫Pezullime të lejeve dhe konvertime: 37 masa
– Nën ndikimin e alkoolit: 8 raste
– Kufizimet e shpejtësisë: 21 raste
– Shkelje të tjera rrugore: 6 raste
– Automjete të bllokuara: 8 automjete, për detyrime të pashlyera, mungesë dokumentacioni dhe për verifikime nga Seksioni i Trafiqeve në DVP Tiranë.”, sqaron policia.
(BalkanWeb)
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co