Shkarkohet nga detyra zv.ministrja e Arsimit, ishte denoncuar nga Rithemelimi për tenderin 64 mln lekë për kaçavida dhe gozhda

shkarkohet nga detyra zv ministrja e arsimit ishte denoncuar nga rithemelimi per tenderin 64 mln leke per kacavida dhe gozhda
shkarkohet nga detyra zv ministrja e arsimit ishte denoncuar nga rithemelimi per tenderin 64 mln leke per kacavida dhe gozhda

Është shkarkuar nga detyra ditën e sotme zëvendës ministrja e Arsimit, Albana Tole. Vendimi është marrë gjatë mbledhjes së Këshillit të Ministrave këtë  të mërkurë.

Kujtojmë se në shtator të 2023, grupi i Rithemelimit e kishte denoncuar publikisht, duke deklaruar se kompania e saj ka përfituar një tender nga Ministria e Mjedisit, ku kishte marrë 64 milionë lekë për kaçavida dhe gozhda.

Vendimi për shkakrimin:
Vendime të miratuara në mbledhjen e Këshillit të Ministrave, datë 21 Shkurt 2024:
V E N D I M
PËR
LIRIM NGA DETYRA
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 2, të nenit 6, të ligjit nr.9000, datë 30.1.2003, “Për organizimin dhe funksionimin e Këshillit të Ministrave”, me propozimin e Kryeministrit, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
Znj. Albana Tole, zëvendësministër i Arsimit dhe Sportit, lirohet nga kjo detyrë.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.
K R Y E M I N I S T R I

Denoncimi i Rithemelimit:

TENDERI

Tenderin me objekt “Blerje materiale për xhenion (elemente për ura Bailey)”, është publikuar më datë 3 korrik në sistemin e Agjencisë së Prokurimeve Publike. Sikurse shihet në dokumentet, me fondin në fjalë po blihen materiale për të ndërtuar ura metalike, konkretisht: shufra, kaçavida, gozhdë e të tjera, ndërsa është planifikuar që të shpenzohen 666 milionë lekë. Siç sqarohet në dokument, ofertë për këtë tender kanë paraqitur vetëm bashkimi i operatorëve “TIRANA DUE shpk” dhe “3A – PROFILE” shpk. Oferta e tyre ishte në nivelet e 64.342 milionë lekë, pra sa gati 90% e fondit limit.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

dsaadmin

Learn More →