
Drejtoria Vendore e Policisë Elbasan
Komisariati i Policisë Elbasan referoi materialet në Prokurori dhe vijon punën për kapjen e shtetasit L. Z., 28 vjeç, banues në fshatin Zavalinë, pasi dyshohet se nga pakujdesia ka shkaktuar zjarr nga përhapja e të cilit është djegur një sipërfaqe toke me shkurre.
Po nga këto struktura u arrestua në flagrancë shtetasi L. Zh., 30 vjeç, banues në Elbasan, pasi ka vjedhur disa produkte në dyqanin në pronësi të babait të tij.
Sektori i Qarkullimit Rrugor arrestoi në flagrancë shtetasin Xh. K., 31 vjeç, pasi u kap duke drejtuar automjetin, pa leje drejtimi.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme.
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co