“Shikoni renditjen për ta kuptuar ç’kemi bërë”, Inzagi nuk e fsheh lumturinë: Shihni pak cilat ekipe përfunduan poshtë nesh

shikoni renditjen per ta kuptuar ckemi bere inzagi nuk e fsheh lumturine shihni pak cilat ekipe perfunduan poshte nesh
shikoni renditjen per ta kuptuar ckemi bere inzagi nuk e fsheh lumturine shihni pak cilat ekipe perfunduan poshte nesh

Interi mposhti Monakon me shifrat 3-0, duke përfunduar në mesin e 8 më të mirëve në Ligën e Kampionëve. Një objektiv i arritur me sukses për skuadrën e Simone Inzagit. Trajneri i zikaltërve nuk e ka fshehur lumturinë dhe krenarinë pas përfundimit të ndeshjes. Ai ka thënë për mediat se mjafton t’i hedhësh një shikim ekipeve që Interi ka lënë pas në renditje për të kuptuar se çfarë suksesi kanë realizuar.

“Duhet të shihni renditjen që ta kuptoni se çfarë kemi bërë. Duhet të shikoni se cilat ekipe përfunduan poshtë nesh. Jam krenar, 7 nga 8 ndeshje pa pësuar një gol. Zakonisht unë nuk flas, por sot i përgëzoj djemtë. Donim të arrinim top 8-shen dhe patëm një ecuri të shkëlqyer”, ka deklaruar Simone Inzagi./Sport Ekpsres/

Burimi informacionit @Gazeta Sport Ekspres: Lexo me shume ne : Gazeta Sport News gazeta sport news

dsaadmin

Learn More →