
Ndeshjet e para të Europa League dhuruan emocione të mëdha. Në Holandë, Az Alkmaar triumfoi me shifrat 3-2 ndaj Elfsborg.
Në AFAS Stadion (Alkmaar), vendasit e panë veten në disavantazh pas golit të Ouma. Gjithsesi, dopieta e Van Bommel përmbysi shfirat. Mysafirët nga Suedia vendosën ekuilibrat me Hedlund, por ky gol nuk mjaftoi për të dalë me një pikë nga kjo ndeshje, pasi Parrot i dhuroi suksesin Almaar-it. Në këtë ndeshje arbitër kryesor ishte Juxhin Xhaja.
Portugezët e Portos pësuan disfatë 3-2 ndaj Bodo/Glimt. Golat për skuadrën norvegjeze erdhën nga Hogh dhe Hauge (x2). Te Porto të besuarit e Vitor Bruno “tundën rrjetën” me Omordion dhe Gul.
(J.S/BalkanWeb)
Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co