Skënderbeu dhe Tirana kanë zhvilluar sot në Korçë një ndeshje miqëzore si pjesë të përgatitjeve të dy skuadrave për sezonin e ri. Një miqësore e cila në fakt u përjetua si një ndeshje e mirëfilltë kampionati, pasi pati dhe tension mes ekipeve dhe sfida u ndërpre për pak minuta në pjesën e dytë.
Skënderbeu dominoi pjesën e parë të takimit dhe shënoi dy gola me anë të Bismark e Nikajt, duke treguar një lojë mjaft të mirë ofensive., ndërsa Tirana vuajti edhe dëmtimin e kapitenit Përgjoni në fraksionin e parë të lojës.
Megjithatë, bardheblutë u munduan të reagonin në pjesën e dytë, ku ndeshja u ndal për disa minuta pas një përplasje mes Micit dhe Rabiu, me futbollistin e bardhebluve që iu vërsul atij të korçarëve dhe u ndesh ndërhyrja e të dy ekipeve për t’i ndarë. Goli i Ismajlit në minutën e 80 dhe ai i Ndrecës në minutën e 88, sollën barazimin përfundimtar mes dy ekipeve në këtë duel.
Skënderbeu-Tirana 2-2
Bismark 7’, Nikaj 23’/ Ndreca 80’, Ismajli 88’
PANORAMASPORT.AL
NDIQE LIVE “PANORAMA TV” © Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.co