KORÇË – Një sherr me sende të forta mes të rinjve ka ndodhur këtë pasdite në qytetin e Korçës.
Mësohet se tre të rinj kanë dhunuar me sende të forta një 30-vjeçar. Ky i fundit, si pasojë e plagëve të marra është dërguar në spital. Ndërsa, tre të dyshuarit janë shoqëruar në Komisariatin e Korçës.
Njoftimi i policisë:
Korçë/Informacion paraprak
Më datë 13.03.2024, rreth orës 17:10, në lagjen nr. 3, në një lokal, gjatë një konflikti shtetasit O. B., G. B., dhe D. B., dyshohet se kanë goditur me sende të forta shtetasin A. K., rreth 30 vjeç, banues në Tiranë, i cili ndodhet për mjekim në spitalin e Korçës.
Tre autorët e dyshuar të ngjarjes, ndodhen të shoqëruar në ambientet e Komisariatit, për veprime të mëtejshme procedurale.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.
(BalkanWeb)
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co