RCS Sport & Events, organizatorja e eventeve sportive ndërkombëtare më prestigjioze, përfshirë edhe Giro d’Italia, ka dërguar një letër falënderimi zyrtar Policisë së Shtetit shqiptar për garantimin e mbarëvajtjes së tri etapave të këtij garë të rëndësishme, të zhvilluara më 9, 10 dhe 11 maj 2025 në territorin shqiptar.
Në letrën e saj, organizatorja shpreh vlerësimin më të lartë për të gjitha strukturat e Policisë shqiptare, duke theksuar rolin kyç të efektivëve të Policisë Rrugore në realizimin e eskortës së çiklistëve gjatë gjithë garës.
“Shërbimi i eskortës, i realizuar me përpikmëri nga efektivët e Policisë Rrugore, si dhe sigurimi në çdo pikë kyçe të itinerarit, vërtetuan aftësinë e lartë organizative dhe shkallën e trajtimit të strukturave tuaja,” thuhet në letër.
Suksesi i etapave, si në aspektin sportiv ashtu edhe në atë të sigurisë, u vlerësua unanimisht nga mediat sportive, organizmat ndërkombëtare të çiklizmit, komisarët e garës, drejtoria e eventit dhe të gjitha skuadrat pjesëmarrëse.
Ndër të tjera, në letër shkruhet:
“Shprehim konsideratën më të lartë për të gjitha strukturat e Policisë së Shtetit shqiptar.
Shërbimi i eskortës, i realizuar me përpikmëri nga efektivët e Policisë Rrugore, që shoqëruan çiklistët gjatë çdo faze të garës, si dhe siguria e garantuar në çdo pikë kritike të itinerarit, nga Policia e Shtetit, vërtetuan aftësinë organizative dhe shkallën e lartë të trajnimit të strukturave tuaja.
Rezultati i arrirë, si në aspektin sportiv ashtu dhe në sigurinë e garës, ka qenë maksimal, dhe është vlerësuar unanimisht nga mediat sportive, organizmat më të larta të çiklizmit ndërkombëtar, kolegji i komisarëve, drejtoria e garës, si dhe nga të gjitha skuadrat pjesëmarrëse.”
The post “Shërbimi i eskortës, i realizuar me përpikmëri”- Organizatorja e Giro d’Italia letër falënderimi Policisë Shqiptare: Konsideratë për organizatën tuaj appeared first on Gazeta Shqiptare Online.