Shënoi golin e parë me fanellën e Espanjol, Kumbulla: E kisha ëndërruar kështu

shenoi golin e pare me fanellen e espanjol kumbulla e kisha enderruar keshtu




































Marash Kumbulla la shenjë në fitoren e djeshme të Espanjolit ndaj Majorkës, teksa shënoi në suksesin 2-1 golin e parë për ekipin e tij. Ky ishte goli i parë i Kumbullës në kampionatin spanjoll ndaj padyshim kishte një shije të veçantë për mbrojtësin kuqezi.

kumbulla

Vetë lojtari ka dashur ta festojë këtë gol edhe me postime në rrjetet sociale, teksa u drejtohej tifozëve të skuadrës së tij të re.

“E kisha ëndërruar kështu, gol me këto ngjyra përballë publikut tonë. Një emocion që do të mbaj me vete përgjithmonë”, shkruante mbrojtësi i Kombëtares shqiptare i cili është kthyer të bëhet pjesë rregullisht e grumbullimeve të kuqezinjve.

Ai ishte titullar në ndeshjet e shtatorit si pasojë e mungesës së Gjimshitit ndërsa mbetet të shihet nëse do të ruajë këtë pozicion në hierarkinë kuqezi edhe në takimet e tetorit.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE “PANORAMA TV” © Panorama.al





Te lidhura

dsaadmin

Learn More →