
Mikel Merino shënoi dy herë për Arsenalin në fitoren e tyre 2-0 ndaj Lestërit të shtunën dhe ia kushtoi dopietën gruas së tij, së cilës harroi t’i blinte një dhuratë në ditën e Shën Valentinit.
Në minutën e 69-të, Arteta largoi Sterling nga fusha, spostoi Trosardin në të majtë dhe dërgoi zëvendësuesin e Sterlingut, mesfushorin Merino, të luante në sulm.
Në minutën e 81-të dhe 87- të, spanjolli mposhti “Dhelprat” dhe u kujdes që t’ia dedikonte këtë gruas së tij, duke bërë shaka se ajo do të vlerësonte heroizmin e tij në fushë më shumë se një buqetë standarde me trëndafila ose një kuti çokollate.
“Mendoj se është një ditë e mirë për të shënuar, sepse harrova t’i jap gruas sime diçka për ditën e Shën Valentinit, kështu që kjo i dedikohet asaj. Unë mendoj se ajo do ta kishte vlerësuar këtë më shumë se një trëndafil apo disa çokollata”, tha 28-vjeçari për “TNT Sports”.
PANORAMASPORT.AL