Rei Manaj është rikthyer nga dëmtimi që e mbajti për një kohë të konsiderueshme jashtë fushës së blertë. Sulmuesi shqiptar e nisi si titullar ndaj Hatayaspor.
Menjëherë gjeti rolin e protagonistit atje ku shënoi dy gola në fitoren 3-2. Goli i parë erdhi pas një goditje të bukur të topit me kokë dhe i dyti nga penalltia. Pas kësaj performance, Manaj është përfshirë në formacionin e javës në Turqi. /Sport Ekspres/
Burimi informacionit @Gazeta Sport Ekspres: Lexo me shume ne : Gazeta Sport News gazeta sport news