Shehi: Partizani s’gabon më, mezi e presim Laçin. Ja pse mbrojtja ka ndryshuar shpesh

shehi partizani sgabon me mezi e presim lacin ja pse mbrojtja ka ndryshuar shpesh
shehi partizani sgabon me mezi e presim lacin ja pse mbrojtja ka ndryshuar shpesh

Partizanit iu desh të ndalej menjëherë pas asaj humbjeje kundër Teutës, që nuk i lejoi “demat” të fitonin terren me kundërshtarët e Vllaznisë dhe Egnatias.

Përpara është ndeshja e së shtunës me Laçin dhe të kuqtë vijojnë stërvitjet prej rreth një jave. Trajneri Orges Shehi, në një interviste për “Panorama Sport”, ka folur rreth përgatitjeve dhe betejës së radhës. Durrsaku shprehet se pauza nuk e ndihmoi Partizanin dhe shpjegoi arsyet e ndryshimeve të shpeshta në repartin difensiv.

Orges, erdhi në momentin e duhur kjo pauzë pas asaj humbjeje kundër Teutës?

Jo, nëse do të ishte në dorën tonë, nuk do ta donim këtë ndërprerje. Kur skuadra vjen pas një humbjeje, siç ndodhi me ne kundër Teutës, kërkon që ndeshja e radhës të vijë sa më shpejt për të rigjetur ritmin dhe rezultatet pozitive. Na ka ndihmuar ndoshta për të rikuperuar lojtarët jo në gjendje të mirë fizike, por nga ana emocionale nuk shoh ndonjë bonus të veçantë.

Sa mendoni se ju kanë kushtëzuar ndryshimet e shumta në qendër të mbrojtjes?

Ende nuk e keni një dyshe fikse… Dëmtimet dhe pezullimet me kartonë kanë qenë arsyeja kryesore e ndryshimeve të shumta në mbrojtje. Gjithashtu, disa prej lojtarëve kanë shfaqur edhe oshilacione në performanca e tyre, çka ka ndikuar edhe në disa prej lëvizjeve të bëra. Ndryshime janë bërë, por kanë qenë thuajse të pashmangshme për mënyrën sesi kanë ardhur situatat.

I druheni një shpërqendrimi të mundshëm të skuadrës para sfidës me Laçin, pasi direkt pas saj është sfida me Vllazninë?

Jo, gjithnjë e kemi thënë se në këtë kampionat, sidomos me situatat që janë në renditje, është e rëndësishme që të vlerësohet me të njëjtin impenjim çdo ndeshje. Këtë skuadra e di shumë mirë dhe djemtë e kanë të qartë se duhet të kenë në kokë vetëm ndeshjen e së shtunës me Laçin.

Kemi parë t’i jepni “leksione” Fagut, por a i druheni faktit se edhe ai e ka lexuar ndopak Partizanin në stërvitje?

Unë nuk i jap leksione asnjërit, por kanë qenë pjesëtarët e kursit “UEFA Pro”, që kanë ardhur të ndjekin nga afër stërvitjet tona dhe patjetër që më ka lindur detyra të shpjegoj qëllimet e stërvitjeve dhe sesi punojmë ne gjatë ditëve. Sa i përket leximit të lojës, me Fagun njihem prej kohësh dhe kemi punuar së bashku.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

dsaadmin

Learn More →