
Shefi i Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, Tomas Szunyog, ka thënë se Kosova duhet ta dërgojë draftin ndërkombëtar për Asociacionin e komunave me shumicë serbe në Gjykatë Kushtetuese për vlerësim. Ai ka deklaruar se tre udhëheqësit e shtetit e kanë premtuar themelimin e tij.
Shefi i Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, Tomas Szunyog, ka thënë se themelimi i Asociacionit të komunave me shumicë serbe është obligim ndërkombëtar dhe ligjor i Kosovës, për të cilin vendi ka rënë dakord në vitin 2013 dhe se është ratifikuar edhe nga Kuvendi i Kosovës me shumicë kushtetuese. Ai ka thënë se BE-ja ka propozuar draftin për Asociacionin, për të cilin u shpreh se kryeministri Albin Kurti ishte i gatshëm që ta nënshkruante dhe ta pranonte në tetor të vitit të kaluar.
Szunyog ka theksuar se ky draft respekton vijat e kuqe të të dyja palëve dhe se drafti duhet të dërgohet në Gjykatën Kushtetuese.
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co