Administrata amerikane ka ofruar 17,9 miliardë dollarë ndihmë ushtarake për Izraelin pas gjenocidit që filloi më 7 tetor 2023 në Rripin e Gazës nën bllokadë, ndërsa theksohet se kjo ka shkaktuar rritjen e konflikteve në Lindjen e Mesme, transmeton Anadolu.
Universiteti Brown publikoi një raport lidhur me ndihmën ushtarake që SHBA-ja ka bërë për Izraelin që nga fillimi i gjenocidit në Gaza e deri më tani.
Sipas raportit ky është granti më i lartë i dhënë Tel Avivit në një vit.
Pjesa më e madhe e ndihmës së ofruar nga SHBA përbëhet nga predha artilerie, raketa bunker-shpues dhe të drejtuara rreth një tonësh që përdoren në sulmet ajrore.
Ndihmat ushtarake të Washingtonit përfshijnë gjithashtu një grant prej 4 miliardë dollarësh për sistemet e mbrojtjes ajrore të Izraelit, siç është “Kupola e Hekurt”.
Në raport, ndryshe nga ndihma ushtarake publike që SHBA ka bërë për Ukrainën, tërhiqet vëmendja se ajo nuk ka ndarë detaje të plota se çfarë lloj ndihme ushtarake i ka ofruar Izraelit që nga 7 tetori 2023.
Vihet në dukje se administrata e presidentit amerikan Joe Biden përpiqet të fshehë sasinë e saktë dhe llojet e sistemit të ndihmës që i ka ofruar Izraelit përmes manovrave burokratike.
Përveç kësaj, raporti vuri re se SHBA pas 7 tetorit ka shpenzuar 4,86 miliardë dollarë për “operacionet ushtarake” në Lindjen e Mesme, veçanërisht ato kundër Houthi-ve në Jemen.
SHBA i ka dhënë Izraelit 251 miliardë dollarë ndihmë ushtarake
Raporti thekson se Izraeli është shteti të cilit SHBA-ja i ka dhënë më shumë ndihma ushtarake deri më sot.
Sipas raportit SHBA-ja ka dhënë 251 miliardë dollarë ndihmë ushtarake për Izraelin që nga viti 1959.
Administrata amerikane ka ofruar ndihmë ushtarake për Izraelin rregullisht çdo vit që nga viti 1999. Kjo ndihmë ushtarake e cila ishte 2,7 miliardë dollarë në vitin 1999, u rrit në 3,8 miliardë dollarë në vitin 2019.
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co