Disa votues amerikanë prisnin futjen në garën presidenciale të një partie të tretë politike, para se të vendosnin për kandidatin demokrat apo atë republikan. Korrespondentja e Zërit të Amerikës në Uashington, Carolyn Presutti na njeh me mendimet e votuesve pasi grupi politik “No Labels” hoqi dorë nga planet për të emëruar dy kandidatë uniteti.
Misioni ishte i thjeshtë. Ndërsa vendi po shkonte drejt zgjedhjeve mes ndasive të mëdha, grupi i qendrës “No Labels” do të emëronte dy kadidantë uniteti – një republikan dhe një demokrat.
“Për momentin, një numër në rritje i amerikanëve, ndoshta shumica, ndjehen të përjashtuar nga procesi politik, të lënë pas dore nga dy partitë kryesore”, thotë Ben Chavis, bashkëkryetar i grupit politik “No Labels”.
“No Labels” shpresonte të tërhiqte votuesit e pakënaqur me demokratin Joe Biden dhe republikanin Donald Trump.
“Nuk dua të shoh asnjërin prej tyre në Shtëpinë e Bardhë vitin e ardhshëm”, thotë John Sulkowsi, votues në Karolinën e Jugut.
Fondet nuk ishin problem, pasi gupi “No Labels” mblodhi 60 milionë dollarë. Por sfida ishte se kush do të kandidonte.
Ftesa e palës së tretë u refuzua nga të moderuarit si demokrati Joe Manchin. Ish-guvernatori republikan Larry Hogan la grupin për të kandiduar për Senat. Ish-kandidatja presidenciale republikane, Nikki Haley refuzoi ofertën. Të enjten, grupi hoqi dorë nga ideja për një kandidat të tretë.
Votuesi ngelet edhe me disa alternativa. Figura më e njohur është Robert F. Kennedy Jr. Kandidati i pavarur shpreson të votohet si nga demokratët ashtu edhe nga republikanët.
“Synimi është të marrë votat e të dyve”, thotë ai, duke nënkupuar Presidentin Biden dhe zotin Trump.
“Jemi gati për ndryshim. Jemi lodhur nga Trumpi dhe Bideni. Jemi gati për diçka të re”, thotë votuesja Margie Lynch.
Edhe autorja Marianne Williamson garon si demokrate.
“Jemi të gjithë këtu, ose të patën shumë prej nesh, sepse jemi të mërzitur dhe shqetësuar për këtë vend“, thotë zonja Williamson.
“Nu mendoj se ka shanse. Por dua që zëri im të dëgjohet nga Partia Demokrate, se disa prej nesh nuk jemi entuziastë me zgjedhjet që ata po bëjnë”, thotë Sophie Ahmed, votuese në Virxhinia.
Një kandidat tjetër është aktivisti Cornel West.
Por votuesit amerikan priren të anojnë drejt të njohurës dhe partive të mëdha. Kjo nënkupton përsëritjen e garës mes demokratit Joe Biden dhe republikanit Donald Trump.
“Ndonjëherë e kam të vështirë të zgedh se kush është më pak i dëmshëm. Ndonjëherë them se ndoshta nuk duhet as të votoj”, thotë Valerie Burnet, votuese në Karolinën e Jugut.
Dy kandidatët kryesorë kanë gjashtë muaj për të ndryshuar mendjen e e zonjës Burnet, dhe të tjerëve që mendojnë si ajo./VOA
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co