SHBA furnizon me armatime Tajvanin, Kina ngrin bisedimet me Uashingtonin për kontrollin e armëve

shba furnizon me armatime tajvanin kina ngrin bisedimet me uashingtonin per kontrollin e armeve
shba furnizon me armatime tajvanin kina ngrin bisedimet me uashingtonin per kontrollin e armeve

Kina ka ngrirë bisedimet për kontrollin e armëve me SHBA-në në përgjigje të shitjeve të vazhdueshme të armëve nga Uashingtoni në Tajvan, tha Ministria e Jashtme kineze.

SHBA dhe Kina zhvilluan një raund të shumëpritur bisedimesh për mospërhapjen bërthamore në nëntor, takimi i parë i tillë që nga viti 2018. Ndërsa bisedimet nuk dhanë rezultate konkrete, ato u panë si një hap vendimtar në zbutjen e tensioneve midis dy superfuqive, pasi Pekini ndërpreu pothuajse të gjithë komunikimin ushtarak me Washignton-in një vit më parë, për shkak të vizitës së atëhershme të kryetares së Dhomës së Përfaqësuesve të SHBA, Nancy Pelosi në Tajvan.

Duke folur në një konferencë shtypi në Pekin të mërkurën, zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme kineze Lin Jian tha se Kina nuk do të diskutojë një raund të ri konsultimesh me SHBA.

“Përgjegjësia i takon plotësisht SHBA-së”, shpjegoi Lin. “Gjatë javëve dhe muajve të fundit, pavarësisht kundërshtimit të vendosur të Kinës dhe protestave të përsëritura, SHBA ka vazhduar t’i shesë armë Tajvanit dhe ka bërë gjëra që minojnë rëndë interesat thelbësore të Kinës dhe besimin e ndërsjellë midis Kinës dhe SHBA-së.

“Kjo ka kompromentuar seriozisht atmosferën politike për vazhdimin e konsultimeve për kontrollin e armëve,” tha ai.

Departamenti Amerikan i Shtetit ka autorizuar më shumë se një miliardë dollarë shitje armësh në Tajvan që nga raundi i fundit i bisedimeve SHBA-Kinë për kontrollin e armëve, sipas shifrave nga Agjencia e Bashkëpunimit për Sigurinë e Mbrojtjes. Së fundmi, departamenti miratoi shitjen e qindra dronëve kamikaze Altius-600M dhe Switchblade në Taipei, duke bërë që Pekini të vendosë sanksione ndaj gjigantit amerikan të armëve Lockheed Martin.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

dsaadmin

Learn More →