SHBA dhe Britania godasin Bjellorusinë me sanksione të reja, Lukashenko “dënohet” për shkeljet në zgjedhje

shba dhe britania godasin bjellorusine me sanksione te reja lukashenko denohet per shkeljet ne zgjedhje
shba dhe britania godasin bjellorusine me sanksione te reja lukashenko denohet per shkeljet ne zgjedhje

Shtetet e Bashkuara kanë vendosur sanksione të reja të premten ndaj shumë individëve dhe subjekteve në Bjellorusi, për shkak të mbështetjes së saj për Rusinë gjatë luftës kundër Ukrainës, tha Departamenti amerikan i Thesarit.

Sanksionet u vendosën në bazë të një urdhri ekzekutiv të nënshkruar nga presidenti Joe Biden më 2021, i cili ka për qëllim t’i bëjë trysni liderit autoritar bjellorus, Alyaksandr Lukashenka, pas akuzave se Qeveria e tij i vodhi zgjedhjet presidenciale të vitit 2020 në Bjellorusi.

Lukashenka e mohon këtë. Sanksionet vijnë katër vjet pas zgjedhjeve, të cilat kanë dënuar gjerësisht si të montuara.

Njëra nga subjektet e sanksionuara është Peleng, një firmë e madhe bjelloruse që prodhon pjesë për anije kozmike, satelitë dhe automjete ushtarake, tha Departamenti, duke e përshkruar këtë kompani si partner të rëndësishëm industrial për Rusinë.

Vendimi i së premtes u ndërmor së bashku me Kanadanë dhe Britaninë e Madhe, tha Departamenti.

Kryeministrja e Kanadasë, Melanie Joly, njoftoi se Otava ka vendosur sanksionet kundër 10 individëve dhe gjashtë subjekteve si përgjigje “për përfshirjen e tyre në abuzimet e vazhdueshme dhe sistematike të të drejtave të njeriut”.

Britania tha se vendimi i bashkërenduar shënon katërvjetorin e zgjedhjeve me “të meta të mëdha” të vitit 2020 në Bjellorusi.

Shumica e vëzhguesve të pavarur besojnë se Lukashenka i ka humbur zgjedhjet. Ai mbeti në pushtet duke i burgosur mijëra njerëz dhe duke i shtypur protestat me ndihmën e aleatit të vet, presidentit rus Vladimir Putin./ REL

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

dsaadmin

Learn More →