Shans i artë që 17 vjeç, talenti i Kombëtares U-19 grumbullohet për herë të parë me Hertha Berlin

shans i arte qe 17 vjec talenti i kombetares u 19 grumbullohet per here te pare me hertha berlin
shans i arte qe 17 vjec talenti i kombetares u 19 grumbullohet per here te pare me hertha berlin

Diart Gashi është grumbulluar sot për herë të parë me Hertha Berlin. Talenti 17-vjeçar ishte nën monitorimin e trajnerit Stefan Leitl, pasi ka spikatur me moshat e Herthës.



Sfida e radhës për Herthën do të jetë ndaj Darmstadt. Më 12 prill në orën 13:00, të dyja skuadrat përballen në kuadër të javës së 29-të të Bundesligës 2. Shpresat qëndrojnë për Gashin, që të jetë si alternativë.

I lindur në Berlin, mbrojtësi i majtë debutoi me Kombëtaren U-19 në miqësoret e marsit. Shqipëria luajti dy sfida me Maqedoninë e Veriut U-18 ku njëra u fitua dhe tjetra u mbyll me barazim.

PANORAMASPORT.AL

dsaadmin

Learn More →