Sfida në Champions, Guardiola: Do të bëjmë kujdes me Kevin, patëm një seri të pabesueshme

sfida ne champions guardiola do te bejme kujdes me kevin patem nje seri te pabesueshme

Pep Guardiola thotë përpara ndeshjes me Sportingun në Champions se ecuria e gjatë e pamposhtur e ekipit të tij ka qenë e pabesueshme. Humbja 2-1 e Mançester Sitit në Bornmëth ishte disfata e parë në Premier Ligë për gati 11 muaj.



guardiola

Por pas 32 ndeshjeve pa humbje, trajneri katalanas donte të vlerësonte lojtarët e tij. “Pra, ne fituam shumë dhe e di që njerëzit presin që ne do të fitojmë gjatë gjithë kohës”, tha Guardiola. “Është ndeshja e parë që humbëm në Premier Ligë në vitin 2024. Jemi në nëntor kështu që është e pabesueshme. Ne kemi bërë të pabesueshmen Por në këto lloj situatash dhe rrethanash ne do të mësojmë nga kjo. Ne do të përmirësohemi dhe ndeshja kundër Sportingut është rasti më i mirë për ta treguar këtë. Në futboll nuk mund të fitosh gjithnjë, por e rëndësishme është sesi reagon pas një humbjeje. Ai është një moment shumë i rëndësishëm që tregon shumë”.sfida ne champions guardiola do te bejme kujdes me kevin patem nje seri te pabesueshme

Katalanasi shtoi se nuk do të nxitojë të rikthejë Kevin De Bryjnen në formacionin titullar. Fantazisti belg u rikthye në stol në humbjen 2-1 ndaj Bornmëthit të shtunën, por nuk u aktivizua. Pasi ka munguar për shtatë javët e fundit, Pep thotë se dëshiron të jetë 100% i sigurt përpara se të aktivizojë 33- vjeçarin, i cili thotë se është ndjerë shumë më mirë ditët e fundit. “Ka kaluar një muaj e gjysmë dhe Kevin ndihet mirë. Ndoshta në 10 apo 15 minutat e fundit mund ta kishim aktivizuar të shtunën, por veçanërisht me Kevinin përpiqem të bëj kujdes. Sigurisht që ne kemi nevojë për të dhe ai do të kthehet. Por do të përpiqemi ta aktivizojmë në momentin e duhur dhe në vendin e duhur”.

PANORAMASPORT.AL

dsaadmin

Learn More →