Sezoni i rregullt në NBA po shkon drejt fundit, teksa do të luhet edhe përgjatë kësa jave para se të vendoset fati i skuadrave që do të vazhdojnë në fazën play off. Boston Celtics ka siguruar matematikisht vendin e parë në Konferencën e Lindjes dhe të drejtën e zhvillimit të më shumë ndeshjeve në fushën e tij.
Ndërsa në Perëndim gjithçka është ende e hapur, me tri skuadra që ndahen nga një fitore mes tyre. Në këtë kah të NBA-së gjithçka do të vendoset me “fotofinish”. Në Perëndim është e hapur edhe gara për play off-in, ku 5 ekipe luftojnë për vendin e gjashtë dhe të fundit që të kualifikon mes 6 më të mirave.
Siç dihet, 6 skuadrat e para shkojnë direkt në çerekfinalet play off, në të dy Konferencat. Ndërsa ekipet e klasifikuara në vendet 7-10 do të luajnë në play in për të siguruar dy biletat e fundit.

Në të dyja Konferencat janë zyrtarizuar edhe skuadrat që i kanë thënë lamtumirë turneut. Në Lindje, ekipet e Brooklyn, Toronto, Charlotte, Washington e Detroit janë eliminuar. Ndërsa në Perëndim, ekipet që i kanë thënë “lamtumirë” fazës play off janë Houston, Utah Jazz, Memphis, Portland dhe San Antonio. Faza play in do të luhet më datat 16-19 prill.
(BalkanWeb)
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co