Interi do të rikthehet në Ligën e Kampionëve pikërisht ndaj Mançester Sitit, skuadër me të cilën arriti të luante një finale në Stamboll dhe i shkoi shumë pranë ëndrrës. Një ëndërr që do të synohet këtë sezon, në formatin e ri të Ligës së Kampionëve.
Më shumë sesa fiksim është një objektiv i fshehur. Në Milano nuk duan ta trumbetojnë me të madhe, por e dinë që mund të bëjmë rrugë në Europë nisur edhe me këtë format të ri do të provojë shanset. Por nga buron ky besim që kanë drejtuesit e klubit të Interit? Baza e fortë e skuadrës është grupi i vitit të kaluar dhe afrimet që ka bërë Marota dhe Auzilion.
PENGJE- Interi kërkon që të provojë të paktën dhe të mos dorëzohet ashtu siç bëri në sezonin e kaluar kundër Atletikos së Madridit ku u mposht me penallti. Zikaltrit shiheshin si një nga ekipet favorite edhe vitin e kaluar, por trajneri nuk i menaxhoi forcat ashtu siç duhet. Në stol nuk kishte shumë alternativa dhe gabuan nga pika e bardhë.
NDRYSHIM- Këtë sezon Marota dhe Auzilio kanë nxituar për të afruar 2 futbollistë të rëndësishëm si Piotr Zielinski dhe Mehdi Taremi. Të dy kanë eksperiencë dhe janë titullarë të shtuar për formacionin zikaltër. Sulmuesi e ka treguar veten në disa ndeshje në këtë fillim sezoni, ndërsa polaku ende nuk ka debutuar.
Edhe Tomas Palacios është një lojtar që mund të marrë minuta për të zëvendësuar Bastonin. Trajneri Inzagi ka praktikisht 2 skuadra dhe do të provojë që të tentojë misionin e pamundur.
PANORAMASPORT.AL
Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.co