
Ministri i Jashtëm i Serbisë, Ivica Daçiç, ka deklaruar se Asambleja Parlamentare e Këshillit të Evropës, pritet që këtë të martë ta miratojë raportin për pranimin e Kosovës në këtë institucion.
Sipas tij ka disa vende që besojnë që pranimi i Kosovës në KiE është i parakohshëm pa themelimin e Asociacionit të Komunave Serbe. Megjithatë ai deklaron se kjo nuk do të triumfojë.
“Gjithçka është e mundur. E vërteta nuk ka më rëndësi, por rëndësi kanë interesat. Serbia po përballet me aktorë të këqij në arenën ndërkombëtare. Do të shohim nëse vendet janë gati për ta pranuar ofertën e Kosovës, për çfarë besojmë se është e papranueshme”, ka thënë ai duke shpresuar te vendimi i 16 majit”, ka thënë Daçiç për B92.
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co