Semafori jeshil nuk është ndezur ende, por mund të ndodhë shumë shpejt. Denzel Dumfris dhe Interi janë shumë afër shtrëngimit të duarve për rinovimin e kontratës së mbrojtësit.
Ditën e djeshme, drejtori sportiv Auzilio ka takuar në Milano agjentin e lojtarit dhe duket se gjithçka ka qenë pozitive, por jo përfundimtare. Kjo do të thotë se mungon shumë pak, sepse Dumfris është i orientuar për të pranuar ofertën me 4 milionë euro në sezon deri në vitin 2028.
Kjo është oferta që ka vendosur në tryezë Interi prej kohësh dhe nuk ka ndryshuar. Bisedimet në fakt mes lojtarit dhe klubit kanë nisur që dimrin e kaluar, pasi në fundin e sezonit do të skadojë kontrata e tij aktuale dhe ai rrezikonte të largohej si futbollist i lirë. Dukej se pretendimet e lojtarit ishin shumë të larta për rrogën dhe u duk se do të largohej në këtë merkato.
MirĂ«po, klubet e interesuara pĂ«r 28-vjeçarin nuk kanĂ« qenĂ« tĂ« shumta dhe nĂ« fakt tĂ« dorĂ«s sĂ« dytĂ«. Kjo e ka shtyrĂ« atĂ« qĂ« tĂ« rikthehet tĂ« punojĂ« sĂ«rish nĂ« âPinetinaâ pĂ«r tĂ« qenĂ« i pĂ«rfshirĂ« maksimalisht me Interin. Kjo do tĂ« thotĂ« se Dumfris dhe Interi do tĂ« arrijnĂ« marrĂ«veshjen pĂ«r rinovimin e kontratĂ«s edhe pĂ«r 4 sezonet e ardhshme.
Ish-lojtari i PSV-së zbarkoi në Milano në sezonin 2021-2022 dhe ishte një pikë kyçe e skuadrës së Inzagit në krahun e djathtë duke koleksionuar 132 ndeshje dhe 11 gola. Ky është rinovimi i fundit që duhet të bëjë Interi për të shmangur largimet me zero, ndërsa gjatë këtij momenti pritet që të rinovojë edhe kapiteni Lautaro Martinez deri në vitin 2029. Kapiteni do të marrë një rritje rroge nga 6 në 9 milionë euro.
PANORAMASPORT.AL
Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.co