
Një nga sasitë më të mëdha të kokainës vitet e fundit është sekuestruar në portin e Igumenicës. Sipas informacioneve të para, në një kamion frigorifer me targa greke, të fshehura me kujdes në vende të ndryshme, u gjetën gati 60 kg kokainë.
Kokaina u zbulua nga qeni i stërvitur Vlad, në një kasafortë të krijuar posaçërisht në pjesën e përparme të mjetit.
Drejtuesi grek i kamionit është arrestuar dhe rasti po hetohet më tej nga autoritetet.
Vlera e drogës së konfiskuar llogaritet nga 1.4 deri në 2 milionë euro.
Sipas informacioneve të para, destinacioni përfundimtar i kokainës ishte tregu grek, ndërkohë që hetimet vijojnë ende.
Tre ditë më parë në port u zbulua një sasi prej 225 kg kanabis hidroponik.
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co