Amir Rrahmani, mbrojtësi i Napolit, ka komentuar suksesin 3-0 ndaj Mantovës, duke e nisur analizën duke folur për seancat e Antonio Contes: “Bëmë një punë ndryshe, secili trajner ka metodën e tij të punës, bëmë atë që ai u përpoq të na mësonte. Ne duhet të përgatitemi mirë për fillimin e kampionatit”.
Si ndiheni me Conten?
“Na jep shumë energji, të bën të kushtosh vëmendje në stërvitje dhe në atë që kërkon. Ka më shumë tension mbi ne, por na bën më të përqëndruar”.
Si e vlerësoni fazën përgatitore?
“Ishte një kamp i mirë stërvitor, më vjen keq që nuk ishim pranë njerëzve, por ata duhet të kuptojnë që ne po stërvitemi me pak pushim”.
Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co