Seanca për Belerin/ “Kërkojmë përjashtimin tuaj”- Avokatja akuzon anëtaren e trupës gjykuese se është caktuar për këtë çështje! Relatorja: Jam zgjedhur me short elektronik

seanca per belerin kerkojme perjashtimin tuaj avokatja akuzon anetaren e trupes gjykuese se eshte caktuar per kete ceshtje relatorja jam zgjedhur me short elektronik

































Ka nisur në Apelin e GJKKO seanca për kryebashkiakun e zgjedhur të Himarës, Fredi Beleri, i cili në zgjedhjet e fundit të BE, u zgjodh edhe eurodeputet.

fredi-beleri-1280x686-1

Mësohet se avokatja e Belerit, Klodiana Gjyzari ka akuzuar trupën gjykuese se nuk janë caktuar me short, por janë zgjedhur për këtë cështje.

Relatorja Daniela Shirka ka mohuar duke thënë se caktimi i trupës gjykuese me short elektronik

Po ashtu avokatja Gjyzari ka kërkuar përjashtimin e Shirkës me pretendimin se është e njëanshme.

Kujtojmë që në seancën e sotme merr pjesë edhe ambasadorja e Greqisë në Tiranë dhe kreu i PDIU, Vangjel Dule.

Pjesë nga debati:

Klodiana Gjyzari: Ju nuk jeni caktuar me short, por jua kanë caktuar këtë çështje. Nga të dhënat e sistemit iu është caktuar manualisht.

Ju si relatore keni shqyrtuar edhe dy çështje të tjera për Belerin dhe në të dyja rastet ju është caktuar manualisht

Relatorja Daniela Shirka: Caktimi i trupës gjykuese është bërë me short elektronik.

Klodiana Gjyzari: Kërkojmë përjashtimin tuaj, jeni e njëanshme (për relatoren Daniela Shirka.

NDIQE LIVE “PANORAMA TV” © Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.co

dsaadmin

Learn More →