“S’e tërhoqa këmbëzën e armës”- Vrasja e kineastes gjatë xhirimit të filmit, pushohet çështja ndaj Alec Baldwin! Aktori shpërthen në lot pas vendimit të gjykatës

se terhoqa kembezen e armes vrasja e kineastes gjate xhirimit te filmit pushohet ceshtja ndaj alec baldwin aktori shperthen ne lot pas vendimit te gjykates



































Një gjykatëse në Nju Meksiko pushoi të premten çështjen ndaj aktorit Alec Baldwin. Vendimi u mor ndërsa vazhdonte procesi gjyqësor. Gjykatësja vendosi gjithashtu se kjo lloj padie nuk mund të ngrihet sërish ndaj zotit Baldwin.

alec

Gjykatësja Mary Marlowe Sommer e pushoi çështjen gjyqësore bazuar tek shkeljet e policisë dhe prokurorisë, të cilat i fshehën provat nga pala mbrojtëse për çështjen e vrasjes me armë të producentes Halyna Hutchins gjatë xhirimeve të filmit “Rust”.

Zoti Baldwin qau në sallën e gjyqit dhe përqafoi avokatët e tij pasi u njoftua vendimi.

Me kërkesë të prokurorëve, një juri e madhe pati ringritur akuzat në janar ndaj aktorit Alec Baldwin për vrasje nga pakujdesia gjatë incidentit fatal të vitit 2021, duke e rikthyer kështu çështjen ndaj aktorit të njohur.

Zoti Baldwin, aktori kryesor dhe bashkë-producent i filmit Western “Rust”, po i drejtonte armën kineastes Halyna Hutchins, gjatë provave për një filmim në të dalë të qytetit Santa Fe, në tetor 2021, kur arma u shkrep, duke vrarë kineasten dhe duke plagosur regjizorin Joel Souza. Zoti Baldwin ka thënë se nuk e ka tërhequr këmbëzën e armës.

alec1

Ringritja e padisë e vendosi sërish zotin Baldwin në vështirësi ligjore dhe ngriti sërish mundësinë e dërgimit në burg të një aktori të mirënjohur në televizion dhe filma për gati 40 vite.

Prokurorët e posaçëm patën tërhequr fillimisht një akuzë të ngjashme ndaj zotit Baldwin, duke thënë se ishin informuar se arma mund të ishte modifikuar përpara filmimeve dhe se mund të kishte keqfunksionuar. Më vonë ata ndryshuan qëndrim dhe filluan paraqitjen e akuzës së re ndaj tij, pasi morën përfundimet e analizave të reja për armën në fjalë.

NDIQE LIVE “PANORAMA TV” © Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.co

dsaadmin

Learn More →