“Se mos thoni se ia lamë fitoren Vllaznisë”! Ilir Daja flet hapur: Kur të kthehen të gjithë, do të shihni Dinamon

se mos thoni se ia lame fitoren vllaznise ilir daja flet hapur kur te kthehen te gjithe do te shihni dinamon
se mos thoni se ia lame fitoren vllaznise ilir daja flet hapur kur te kthehen te gjithe do te shihni dinamon

Kur kanë mbetur edhe dy ndeshje nga fundi i kampionatit, sot është mbyllur një tjetër javë e rëndësishme e Superiores. Partizani ka marrë një fitore të madhe ndaj Egnatias në shifrat 1-0, falë golit të Kekos nga penalltia në minutën e 62. Lushkja tronditi të kuqtë në minutat e fundit, por me këtë fitore mban vendin e katërt, që të dërgon në Final Four.

As Elbasani nuk ka gabuar duke mundur 1-0 Bylisin me golin e Qoses, ndërsa me këtë fitore, janë ende në garë për vendin e katërt. Një finale mes ajo e Skënderbeut dhe Tiranës që kanë ndarë pikën e artë me njëra-tjetrën, 1-1, me golat e shënuar nga Nasr dhe Ndreca. Ndërkohë Teuta ka fituar ndaj Lacit 1-0 duke afruar kurbinasit me Kategorinë e Parë. Nga ana tjetër Vllaznia ka mundur Dinamon pastër 3-0. Ndërkohë më poshtë gjeni intervistat e trajnerëve në “RTSH Sport”:

Ilir Daja: “Nuk ndodhi ndonjë çudi e madhe, jemi në gjysmëfinalen e Kupës. Bëm një pjesë të parë të mirë, pastaj gabuam gjithçka në të dytën. Një pjesë e mirë e lojtarëve nuk kishin ritmin. Ishte një humbje që ia shkaktuam vetes më shumë se e fitoi kundërshtari. Se mos thoni se ia lamë ndeshjen sot Vllaznisë, me Dinamon nuk ka ndodhur asgjë, thjeshtë kur të kemi kontingjentin e plot të lojtarëve do të jetë Dinamo e plot”.

Gega: “Në derbi nuk flitet për vende të fundit, pengu im i madh është që nuk kishte impenjim. Por për fat korrigjuam dhe i morëm më të mirën këtij grupi. Ajo ndeshje me Tiranën është përgjegjësi e imja, besova te performanca e asaj ndeshje me Egnatian. Loja në bllok është arma jonë, këto ditë e kam pasur të vështirë, por jo dilema. Sot kemi luajtur ndaj një ekipi me kualitet, trajneri është këtu për të marrë përsipër përgjegjësinë”.

Burimi informacionit @Gazeta Sport Ekspres: Lexo me shume ne : Gazeta Sport News gazeta sport news

dsaadmin

Learn More →