“S’doja ta qëlloja, por u nxeha”- Goditi gruan me thikë në qafë e trup, 52-vjeçari me të shkruar kriminale i penduar! Dëshmia në gjykatë

sdoja ta qelloja por u nxeha goditi gruan me thike ne qafe e trup 52 vjecari me te shkruar kriminale i penduar deshmia ne gjykate































Gjykata e Tiranës ka caktuar masën e sigurisë arrest me burg për 52-vjeçarin Jakup Shahu, i dyshuar për veprën penale vrasje për shkak të marrëdhënieve familjare e mbetur në tentativë në dëm të bashkëshortes Edlira Shahu.

Gjykata-e-Apelit-Tirane-1068x600

Gjatë zhvillimit të seancës ai ka shprehur pendesë për aktin e kryer duke u shprehur se “nuk doja ta qëlloja, por u nxeha, e qëllova në debat e sipër”. 

Ngjarja ka ndodhur disa ditë më parë (13 Maj) rreth orës 02:15 në rrugën “Xhanfize Keko” në kryeqytet. Edlira Shahu është në gjendje të rëndë si pasojë e 3 goditjeve me thikë që ka marrë ku njërën plagë e ka në qafë.

Çifti janë prindër të një fëmije, por që nuk ka qenë në banesa kur ka ndodhur ngjarja në orët e para të mëngjesit të sotëm (23 Maj).

52 vjeçari është person me precedent penal pasi në vitin 2011 ka vrarë një person 13 vite burg.

Njoftimi i policisë:

Tiranë/Informacion paraprak

Më datë 23.05.2024, rreth orës 02:15, në rrugën “Xhanfize Keko”, shtetasi J. Sh., 52 vjeç, dyshohet se ka goditur me mjet prerës në trup dhe në qafë, bashkëshorten e tij, shtetasen E. Sh., 46 vjeçe.

46-vjeçarja ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve, ndërsa autori i dyshuar u arrestua në flagrancë për veprën penale “Vrasja për shkak të marrëdhënieve familjare”, mbetur në tentativë.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

E shkuara kriminale e viktimës

Jakup (Arben) Shahu ka qëlluar për vdekje 28-vjeçarin Arjan Mejdani më 7 shtator 2011rreth orës 20:40, në lagjen “Selitë”, te rruga “Irfan Tomini” në Tiranë.

Në sherr u përfshinë autori i krimit, shtetasi Agron Isiu, si edhe viktima, Bujar Mejdani e Arben Muharremi (Këta dy të fundit mbetën të plagosur).

Pas ngjarjes u arrestuan Jakup Shahu, i cili qëlloi për vdekje 28-vjeçarin Arjan Mejdani, ndërsa Agron Isiu su autori i plagosjes së dy personave të dëmtuar në ngjarje, Bujar Mejdani e Arben Muharremi.

Viktima, të plagosurit dhe autorët, që i përkasin komunitetit rom, kanë pasur një konflikt për motive xhelozie, konflikt që pati pasoja tragjike.

Sherri mes Jakup Shahut dhe viktimës, Arjan Mejdani, ka pasuar si shkak konfliktin e vazhdueshëm të bashkëshorteve të tyre. Gratë e dy protagonistëve të ngjarjes pretendonin për tradhti bashkëshortore.

Pas ngjarjes autorët ngjarjes u arratisën por u lanë në baltë nga makina me të cilin po tentonin të largoheshin nga Tirana. Mjeti nuk ka qenë i furnizuar mjaftueshëm me karburant, duke i lënë në mes të rrugës, pranë rrethrrotullimit të Doganës, në drejtim të Kthesës së Kamzës.

Ata janë kapur në flagrancë kur po shtynin makinën në drejtim të karburantit më të afërt dhe janë arrestuar. Policia tha se në cilësinë e provës materiale ka sekuestruar një pistoletë e kalibrit 7.62 mm, model 54 TT, dhe një krehër automatiku me fishekë.

Xhelozia

Një person mbeti i vrarë dhe dy të tjerë u plagosën gjatë konfliktit me armë mes banorëve të komunitetit rom në Selitë të Tiranës. Ngjarja ndodhi rreth orës 20:40 të 7 shtatorit, në mes të pallateve ku banon pjesa më e madhe e komunitetit rom.

Policia dhe dëshmitarët okularë thanë se ngjarja mund të kishte pasur përmasa edhe më të mëdha nëse autorit nuk do t’i bllokohej arma automatike tip “Kallashnikov”, me të cilën kreu vrasjen dhe plagosjen e dy personave.

28-vjeçari Arjan Mejdani u plagos rëndë dhe ndërroi jetë 15 minuta pas mbërritjes në Spitalin Ushtarak. Ndërsa u plagosën babai i tij, Bujar Mejdani dhe kunati i këtij të fundit, Arben Muharremi.

Gruaja e të dyshuarit Jakup Shahu, një javë para ngjarjes, ka shkuar për te lokali i viktimës, aty ku ndodhi edhe vrasja, dhe ka nisur të debatojë me gruan e Arjan Mejdanit, duke e akuzuar se i kishte marrë bashkëshortin.

Aty ka nisur konflikti mes dy bashkëshorteve, fillimisht me fjalë e më pas janë kanë nisur të godasin njëra-tjetrën me sende të forta. Gjatë këtij debati kanë qenë të pranishëm edhe pjesëtarët e familjes së viktimës, të cilët kanë ndërhyrë duke i dhënë fund përkohësisht dhunës mes tyre. Sherri ka vijuar pothuajse çdo ditë.

Sipas dëshmitarëve, të dyja gratë, sa herë që përballeshin në rrugë apo në lokal, ziheshin me njëra-tjetrën duke u kapur nga flokët, derisa shkonin persona të tjerë për t’i ndarë. Për këtë konflikt të vazhdueshëm ishte vënë në dijeni viktima Arjan Mejdani, të cilit i kanë treguar të afërmit e vet, por edhe banorë të tjerë të lagjes që kishin parë sherret e vazhdueshme të bashkëshortes së tij me të shoqen e autorit.

Pasi ka dëgjuar variantin e gruas së tij, me të cilën kishte 3 fëmijë, Mejdani ka shkuar të takojë Jakup Shahu, i cili banonte pranë shtëpisë së tij. Duke debatuar me të, në mes është futur bashkëshortja e Shahut, e cila ka rrëfyer edhe historinë e tradhtisë nga ana e të shoqit dhe gruas së viktimës. Ky debat është bërë dy ditë para se të ndodhte krimi.

Sipas burimeve nga grupi hetimor, ky ka qenë edhe shkaku i debatit që nisi para se të përdoreshin armët. Fillimisht viktima dhe të plagosurit kanë nisur të debatojnë me dy autorët në lokalin e tyre dhe më pas ata kanë nxjerrë armët nga një “dum-dum” që ishte i parkuar para lokalit dhe kanë nisur të qëllojnë në drejtim të tyre.

NDIQE LIVE “PANORAMA TV” © Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.co

dsaadmin

Learn More →