Kanë kaluar 11 vite nga aksidenti tragjik që i ndryshoi përgjithmonë jetën Mikeal Shumakerit. Që atëherë familja e pilotit legjendar të Formulës 1 ka ruajtur rreptësisht privatësinë dhe informacionet për gjendjen e tij shëndetësore janë shumë të pakta.
Megjithatë me kalimin e kohës, janë zbuluar disa detaje, si për shembull mënyra sesi ish-piloti i Ferrarit komunikon me njerëzit që ka pranë.
“Shumaker nuk flet, ai komunikon me sy”, deklaronte kohë më parë Elisabeta Gregoraçi, ish-gruaja e Flavio Briatores. “Babai dhe unë kuptohemi në një mënyrë tjetër tani”, janë fjalët e të birit, Mik, që lënë të kuptohet se me shumë mundësi Shumakeri nuk mund të flasë.
SI ËSHTË SOT – Shumakeri aktualisht jeton në Majorka në vilën që bashkëshortja, Korina, e bleu në vitin 2018 nga Florentino Perez, president i Real Madridit. Vila shtrihet në një sipërfaqe prej 15 metra katrorë dhe ka dy pishina, një helipad, një palestër dhe një kopsht të madh me palma. Ish-shefi i Ferrarit, Zhan Tod, ka folur për rikuperimin e Shumakerit në shumë raste: “Mikael është këtu, kështu që nuk më mungon.
Por ai nuk është më Mikaeli që ishte dikur. Ai është i ndryshëm dhe udhëhiqet mrekullisht nga gruaja dhe fëmijët e tij, që e mbrojnë dhe kujdesen për të”, ishte shprehur francezi. Vetëm disa ditë më parë mediat në gjermani raportuan se Mikael Shumaker ishte shfaqur për herë të parë në publik pas 11 vitesh, duke marrë pjesë në dasmën e vajzës XhinaMaria. Sipas raportimeve, legjenda e Formulës 1 ishte i pranishëm në dasmë gjatë festimeve.
Për të siguruar privatësinë u morën masa të forta, teksa thuhet se të gjithë të ftuarit në dasmë duhej të dorëzonin celularët e tyre në derë, në mënyrë që askush të mos mund të bënte fotografi të 55-vjeçarit.
FJALËT ALARMUESE TË MJEKUT
Ndërkohë së fundmi për gjendjen e mundshme të Shumakerit ka folur mjeku i njohur Jussi Posti, shef i departamentit te neurokirurgjisë dhe dëmtimeve cerebrale nga traumat në spitalin universitar të Turkut në Finlandë. Informacioni i pakët në dispozicion nuk lë të kuptohet për ndonjë progres:
“Në bazë të asaj që dimë, nuk mendoj se ai bën një jetë shumë aktive. Të gjitha informacionet që kemi tregojnë se ai nuk është mirë. Pacientët që detyrohen të qëndrojnë në krevati për periudha të gjata bëhen të brishtë dhe të ngurtësuar deri në atë pikë sa nuk është më e mundur të ngrihen nga krevati pas kaq shumë vitesh.
Sipas asaj që dimë, nuk ka pasur asnjë ndryshim në gjendjen e tij në dekadën e fundit. Dyshoj se ka ndryshuar diçka e papritur në këtë fazë. Në përgjithësi, pacientë të ngjashëm mund të shërohen më së miri në dy vitet e para pas traumës, ndërsa më vonë niveli i rikuperimit mbetet fiks pa përmirësim. Këta lloj pacientësh janë si modele eksperimentale në rastin më të mirë”, është shprehu mjeku.
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co