
Conceicao erdhi me një vrull të madh te Milani duke mundur Juventusin dhe Interin, për të fituar Superkupën në fare pak ditë te kuqezinjtë. Megjithatë koha nuk po flet më në favorin e tij teksa kuqezinjtë po vuajnë në kampionat dhe janë eliminuar nga Feynordi në Champions League.
Milani shënoi që në minutën e parë me anë të Santiago Gimenez, por Theo Hernandez prishi ndeshjen dhe planet e tyre me kartonin e kuq, teksa Feynordi barazoi dhe kaloi më tej. Komentatori i Milanit në ndeshjen kundër Feynord ka prodhuar emocione për tifozët kuqezinjë dhe ka qenë në një tjetër nivel.
Në momentin kur Gimenez shënoi, komentatori nisi që të këndojë për sulmuesin e ri të Milanit: “Santi Ago, Santi Ago Gimenez, Santi Ago Gimenez…”. Ndërkohë në momentin kur ishte Feynordi në aksione të rrezikshme dhe në shënimin e golit, dallohet qartë ulja e tonit nga ana e komentatorit. Shumë tifozë të kuqezinjëve kanë komentuar në faqjen e klubit të tyre se e vetmja gjë e bukur e këtij Milani është komentatori i tyre. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/
Burimi informacionit @Gazeta Sport Ekspres: Lexo me shume ne : Gazeta Sport News gazeta sport news