
Sezoni i ri i Premier League ka nisur në mënyrën më të mirë për Liverpool, që arriti të triumfonte 0-2 në transfertën e Ipswich.
Sfida ishte mjaft e luftuar, me skuadrën e sapongjitur në elitën e futbollit anglez që arriti të rezistonte pa pësuar pjesën e parë. Më pas, në pjesën e dytë mendoi egjiptiani Salah.
Në minutan e 60’, 32-vjeçari asistoi për Diogo Jotan, i cili zhbllokoi takimin, teksa pesë minuta më vonë, Salah gjeti rrugën e rrjetës, duke u bërë kështu i pari lojtar në historinë e Premier League, që shënon gol në 9 takime hapëse.
Kështu Arne Slot debuton me fitore në krye të Liverpool, duke e nisur sezonin me tre pikë, ndërsa Ipswich rikthehet në Premier League me humbje.
REZULTATI:
IPSWICH 0-2 LIVERPOOL
Jota 60’, Salah 65’
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co