Mario Mitaj zhvilloi një paraqitje spektakolare ditën e sotme me fanellën e Al Itihad, në duelin ndaj Al Feiha që përfundoi në barazim 1 me 1.
Mbrojtësi shqiptar u aktivizua titullar në përballjen e vlefshme për javën e 14-të të kampionatit, teksa në bazë të vlerësimeve dhe statistikave të faqes së specializuar “Sofa Score”, rezulton lojtari me notën më të lartë tek Al Itihad.
Saktësi kirurgjikale për sa i përket dribilmeve, ku në 21-vjeçari nuk gaboi asnjë nga 4 driblimet e bëra, ndërkohë që fitoi 8 nga 9 duelet në total me kundërshtarët. Gjithashtu Mitaj regjistroi 85 pasime të sakta, 2 pasime kyçe si dhe spastroi 2 herë zonën.
Golin e vetëm për skuadrën e futbollistit shqiptar e shënoi Al Soqour në minutën 90+3. Vlen të theksohet fakti se Al Itihadi shpërdoroi 2 penallti në këtë përballje në minutat 57 dhe 88 me Benzema dhe Aouar.
PANORAMASPORT.AL
The post Saktësi kirurgjikale në driblime dhe 8 duele të fituara/ Statistikat ekzaltuese të Mitajt, talenti shqiptar më i miri në fushë tek Al-Itihadi appeared first on Gazeta Shqiptare Online.